MENU
klinika

Marrëveshja e linjës Durrës – Prishtinë

Ministrat e 2 vendeve: Të luftojmë që linja të njihet si korridor

20.06.2022 - 13:21

Nga Prishtina në mbledhjen e dy qeverive, ministrja e Infrastrukturës në Shqipëri, Belinda Balluku foli për marrëveshjen për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës Prishtinë.

Balluku tha se Shqipëria do të mbulojë 51% të financimit të projektit, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga Kosova.

“Shqipëria do të mbulojë 51% të financimit, pjesa tjetër do të mbulohet nga Kosova. Ky studim është pjesë e projektit që ka të bëjë me ndërtimin e portit të Durrësit. Nisja e një korridori të ri, pasi Shqipëria është përjashtuar shumë herë nga korridoret qendrore”, tha Balluku.

Ndërkohë ministri për Infrastrukturën në Kosovë, Liburn Aliu tha se dy vendet duhet të luftijnë që kjo linjë të njihet si korridor.

“Linja që lidh Durrësin dhe Prishtinë është e rëndësishme në nivel kombëtar. Është sfidë që kjo linjë të njihet si korridor. Do insistojmë që ky korridor të njihet”, tha Aliu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin