Në emisionin ‘Pikat mbi i’ analisti Artur Zheji, u shpreh se klasa politike shqiptare është për të qeshur dhe Shqipërinë e shohin ende si pubertet politik.
Nga ana e tij Kim Mehmeti, theksoi se për shumëçka fati i Ballkanit varet nga Serbia, duke shtuar se Serbia momentalisht kontrollon Malin e eZi, Bosnjën , Kosovën dhe Maqedoninë.
Kim Mehmeti: Lere botën serbe menjë anë, qartëso njëherë botën shqiptare. Habitem si nuk informohen, 24 orë në mediat serbe lajme kryesore janë ato që Kosovën e kemi bllokuar, apo se kush shtet do t’ ja mohojë njohjen. A nuk është kjo absurde.
Zheji: Për fat të keq për natyrën e klasave politike që na drejton , jemi një fenomen shumë qesharak ne shqiptarët. Klasa politike është për të qeshur, na shohim akoma në pubertet, as adoleshentë jo…Njëri ka ëndrra pafund, pra asgjë që nuk lidhet me një mision, të ndërtimit të shtetit apo të vlerave të qëndrueshme. Pra është trishtues fakti që ne tani duam të krijojmë një trend, pra qëllimi i Ramës është të kapë ndonjë kryetitull…Gjithmonë në rrymat avangardiste ka pasur shumë piktorë kanë vrarë vetën…Ky thotë punë e madhe fort që nuk më kuptojnë këto…Dua të theksoj që Kosova nuk mund të hyjë në “Open Balkan” si një shtet që nuk e njeh Serbia sepse duke hyrë si shtet i panjohur ne njohim mosnjohjen e Kosovës, s’mund ta fusin Kosovën si klandestine, ndërkohë që Serbia nuk e njeh.
Po sikur të jetë në rolin e vëzhguesit?
Zheji: Çfarë kuptimi ka kjo? Mali i Zi është një vend i vogël dhe një republikë e vjetër…Ndërsa Kosova me 2 mln banorë , në hartat e Beogradit dhe Moskës shënohet si një problem për t’u zgjidhur dhe nuk mund të themi që kjo nuk ekziston. Por fatmirësisht ne na drejtojnë të huajt…Mendoj që ne tani jemi një zonë e mbrojtur dhe mbrohemi nga ndërkombëtarët nga marrëzitë tona rajonale…
Mehmeti: Në Maqedoni mendoj se konfliktet kanë marrë fund, dhe besoj janë të një niveli tjetër…Serbia momentalisht kontrollon Malin e Zi, Bosnjën, Kosovën , Maqedoninë dhe në njëfarë mënyrë vetën e faktorizon dhe kërcënon Europën me këto shtete. Këto nuk kupton kryeministri Rama. Është politike ruse me konflikte të fjetura dhe kurdo mund të zgjohen. Për shumëçka fati i Ballkanit varet nga Serbia…