(foto ilustruese)
Shfaqja e një spiraleje të jashtëzakonshme të dritës blu në qiellin mbi Zelandën e Re ka shkaktuar habi te vëzhguesit e yjeve – dhe teoritë që variojnë nga alienët te vrimat e zeza.
Astronomi Alasdair Burns, i cili drejton biznesin e shikimit të yjeve Twinkle Dark Sky Tours, e pa spektaklin nga ishulli Stewart.
“Ishte absolutisht e çuditshme. Ishte si një spirale masive. Dhe shumë, shumë ngadalë, duke lëvizur qetësisht në veri përgjatë qiellit të natës dhe më pas disi shpërndahej ndërsa shkonte,” tha ai.
“Në pamje të parë thuajse dukej si një galaktikë spirale e varur atje në qiellin e natës”, shtoi ai për TV3.
Jen Ross, gjithashtu nga Twinkle Dark Sky Tours, tha se pamja ishte e pabesueshme.
“Duke qëndruar atje duke e parë atë, mendova se ishte ose alienët ose një vrimë e zezë që po hapej në të cilën ne të gjithë do të futeshim,” tha ai.
Profesor Richard Easther, nga Universiteti i Auckland, shpjegoi shkakun e mundshëm të shfaqjes së jashtëzakonshme të dritës.
“Me aq sa mund të themi është krijuar nga dielli që kap shkarkimin (tymrat) nga faza e dytë e një rakete SpaceX që u ri-ndez rreth një orë pasi ishte vendosur në orbitë në Kepin Canaveral,” tha ai për TV3.
Kompania SpaceX e Elon Musk ende nuk ka konfirmuar se qëndron pas fenomenit, pasi fluturimi i tretë me raketë i kompanisë në 36 orë – raketa Falcon 9 që mbante një satelit Globalstar DM15 – mendohet gjerësisht si përgjegjës.
Burns, i cili fotografoi spiralen, tha se raketat mund të shkaktonin një spektakël kaq të pazakontë qiellor, ndërsa profesori Easther përjashtoi përfshirjen e alienëve.
“Po, unë mendoj se po, ata ishim ne,” tha ai.