MENU
klinika

Olsa Muhameti i jep fund zërave

“Kepi i Tundimeve”/ A do të jetë Bora Zemani prezantuesja?

21.06.2022 - 11:08

Autorja Olsa Muhameti foli më herët për programin më të ri që do të nisë shumë shpejt në “Top Channel”, ‘Kepi i Tundimeve’. Ajo tha për “Goca dhe Gra” se pjesë e programit do të jenë edhe personazhe nga “Përputhen”. Një ndër ta që përmendi Olsa është pikërisht Fation Kuqari.

Ndërsa për Atdheun tha se ende nuk ka informacion nëse do të jetë pjesë e emisionit.

“Atdheu nuk e di nëse është. Ka rikthime nga Përputhen, nuk rikthyem, shumë për t’i ndarë produksionet. Janë 7 personazhe tërësisht të ri. Ky është Gabrieli, është i huaj. Është dhe Erjola. Dhe i treti është Fationi që vjen nga “Përputhen”. Janë 10 të rinj single. Ky mendoj është më i vështiri nga ato që kam bërë. Xhirimet vazhdojnë”, tha Olsa më herët.

Kësaj here, ajo i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në “Instastory”. Dikush e pyet se kush do ta prezantojë programin e ri. Mirëpo, Olsa bëri me dije se programi nuk do të ketë prezantues.

Kështu që ajo konfirmon se Bora Zemani nuk do të jetë moderatorja e emisionit.

Olsa ka theksuar për “Goca dhe Gra” se në program të rinjtë do të qëndrojnë me rroba banje në çdo moment.

“Janë dhjetë beqarë, pesë vajza, pesë djem që rrinë me rroba banje gjatë gjithë kohës, që jetojnë me njëri tjetrin. Ata e kanë marrë si një aventurë verore dhe kështu po përjetohet. Janë dy vila. Do të jenë brenda një ambienti që ka disa rregulla. Zbatimi i rregullave i bën ata të fitojnë çmimin final, nëse i thyejnë rregullat, nuk do të kenë mundësinë të fitojnë çmimin final”, tha më herët Olsa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flitet se ka patur konflikte me Olsa Muhametin

Bora Zemani largohet nga “Përputhen”?