MENU
klinika

Akuzat se ka dëmtuar fustanin e Marilyn Monroe

Pas “Met Gala”, reagon më në fund Kim Kardashian

22.06.2022 - 11:17

Kim Kardashian po flet për herë të parë për polemikat e dëmtimit të fustanit të Marilyn Monroe.

Kim u bë tema kryesore e tapetit të kuq të “Met Gala 2022” pasi humbi gati 20 kilogramë për t’u përshtatur me fustanin ikonik që Monroe veshi në vitin 1962 për t’i kënduar “Happy Birthday” presidentit të atëhershëm John F. Kenedi.

Pati shumë debate nëse ylli i realitetit duhej të ishte lejuar apo jo ta vishte fustanin – madje edhe stilisti Bob Mackie e dënoi vendimin. Fansat e Marilyn e kanë akuzuar Kimin javën e kaluar pasi dyshuan se kishte disa dëmtime tek veshja delikate e aktores.

Muzeu i Ripley’s, i cili bleu fustanin në ankand për gati 5 milionë dollarë dhe vazhdon ta shfaqë atë në muze, dha një deklaratë të enjten duke mohuar se fustani ishte dëmtuar gjatë daljes në Met Gala të Kardashian.

Më në fund, ditën e sotme ka folur dhe Kim për të sqaruar të gjitha akuzat e hedhura mbi të në emisionin “Today”.

“Vazhdojmë të shohim gjëra të tilla si, ‘fustani është i shkatërruar’… E gjithë kjo nuk është e vërtetë?” u pyet Kim.

“Jo,” u përgjigj Kardashian.“Ripley’s dhe unë kemi punuar së bashku tepër mirë; kishte punonjës të pajisur me doreza që ma veshën fustanin.”

“Ishte një proces i tillë,” tha ajo. “Unë u paraqita në tapetin e kuq me një mantel dhe pantofla, dhe e vesha fustanin në fund të tapetit, kur ngjita shkallët… Ndoshta e mbajta veshur për 3 minuta ose 4 minuta.”

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure