Mediat në Bullgari raportojnë se qeveria e kryeministrit Kiril Petkov ka rrëzuar propozimin e kreut të opozitës Bojko Borisov për të miratuar propozimin e presidencës franceze me qëllim heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.
Deklarata u bë zëdhënsja e qeverisë Lena Borislavova për Dnevnik.
Ajo tha se “kryeministri Kiril Petkov nuk do të tërhiqet nga formula e shpallur në mënyrë të përsëritur për vendimin për Maqedoninë – të kalojë fillimisht në komisionin parlamentar për politikë të jashtme, pastaj në sallën plenare, ku do të merrte mbështetje të gjerë dhe më pas përmes Këshillit të Ministrat”.
Qasja e Petkovit është e diskutueshme sepse, sipas Kushtetutës, politika e jashtme e Bullgarisë udhëhiqet nga qeveria, jo nga Asambleja Kombëtare.
Lajmi qe dha Varhelyi
Varhelyi në postimin e tij e quan vendim historik për Evropën atë të liderit të opozitës Boyko Borissov i cili ka pranuar të japë votat në Parlament për të pranuar hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.
“Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov
për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenonine e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut.
Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”, shkruan Varhelyi.