MENU
klinika

Njoftimi zyrtar

Pas Ramës, marrin vendim Vuçiç dhe Kovaçevski

22.06.2022 - 13:01

Pas kryeministrit Rama edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski kanë marrë vendimin për shkuar në samitin e BE për Ballkanin Perëndimor.

“Pas konsultimeve të hollësishme dhe gjithëpërfshirëse me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e qeverive, liderët e tre vendeve vendosën të shkojnë së bashku në samit, duke rënë dakord për parimet që do të jenë shtylla kryesore e bisedimeve me zyrtarë të shumtë të BE-së”, thuhet në një njoftim të përbashkët që është publikuar nga mediat serbe.

Me tej ne njoftim thuhet “Duke pasur parasysh se Republika e Serbisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut përfaqësojnë vazhdimisht interesat e qytetarëve të tyre dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në të gjitha forumet relevante ndërkombëtare, vendimi për pjesëmarrje dhe qasje të përbashkët në samitin e Brukselit është një hap tjetër drejt progresit, por edhe një sinjal i qartë se pavarësisht pengesave të shumta, ne vazhdojmë të japim një kontribut konstruktiv në rrugën e integrimit evropian”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por…"

Rama konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin e BE-së