MENU
klinika

Taksa 100% për mallrat serbe

Ejupi: Vendimi i qëlluar, fuqia e Kosovës duhej treguar më herët

23.11.2018 - 21:11

Qeveria e Kosovës miratoi propozimin për të vendosur taksën prej 100% ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Reagimet pas vendosjes së kësaj takse ishin të shumta, pasi u pa si një hakmarrje e Kosovës duke qenë se nuk arriti të bëhej pjesë e Interpol-it, njëprej mekanizmave më të rëndësishëm në botë për sigurinë e vendit.

Lidhur me vendosjen e kësaj takse ka reaguar dhe kryetari i nderit i Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, Remzi Ejupi.

Ejupi e konsideron vendimin e qeverisë lidhur me vendosjen e taksës si të qëlluar duke theksuar se ishte i vonuar, dhe sipas tij duhej bërë më herët duke qenë se Kosova po sillet me evropiane, se evropianët duke respektuar të gjithë. Ndërkohë që ata nuk po e bëjnë diçka të tillë me Kosovën si shtet dhe pse ende se kanë njohur si të tillë.

remzi_ejupi_konica.al
remzi_ejupi_konica.al

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Jaupi thotë se Serbisë duhej t’i ishte treguar më herët fuqia e Kosovës.

Më tej, kryetari i nderit i Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë ka thënë se Kosova po humb qindra miliona euro nga bllokada ajrore që Serbia po vazhdon t’ia bëjë Kosovës.

“7 mijë euro humbje vetëm për një fluturim

Sipas përllogaritjeve të bëra, për shkak të anashkalimit të hapësirës ajrore të Serbisë kostoja shtesë për çdo fluturim është 7 mijë euro, kur e llogaritim se brenda vitit janë më shumë se 15 mijë fluturime, atëherë shihet se dëmet që pësojnë qytetarët janë shumë të mëdha, qindramilionëshe”, ka thënë Ejupi.

Ejupi ka thënë se një vendim i tillë është shumë i mirëpritur, pasi që më në fund ndal agresionin e prodhimeve serbe ndaj atyre kosovare që nuk kanë mundur të zhvillohen.

Madje, sipas tij, produktet serbe mund të zëvendësohen brenda një kohe shumë të shkurtër me produkte të shteteve tjera.

Sipas tij, Turqia mund të ishte njëra prej mundësive për zëvendësim të produkteve të Serbisë, siç tregon ai, marrëveshja e tregtisë së lirë mes këtyre dy shteteve ka kohë që është nënshkruar, por e njëjta vazhdon të mbahet në sirtarë të Zyrës së Presidentit.

Kurti: Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Kosova nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!