MENU
klinika

S’ka më ‘Tayna e Dafina’!

Reperja bën ndryshimin në tekstin e këngës “Bye Bye”

23.06.2022 - 11:15

“Bye bye” ishte bashkëpunimi i suksesshëm i Tayna-s dhe Dafinës, të cilat e sollën thuajse dy vite më parë. Kënga e tyre bëri shumë bujë dhe numëron mbi 71 milionë klikime në Youtube.

Mirëpo, marrëdhënia e vajzave nuk është më si më parë. Shpesh është thënë se Tayna dhe Dafina i kanë ndërprerë kontaktet me njëra-tjetrën por nuk dihet arsyeja e “zënkës” midis vajzave.

Edhe pse nuk kanë më kontakt me njëra-tjetrën, sërish vajzat e këndojnë “Bye bye” në koncertet e tyre.

Por një video e Tayna-s është bërë virale në rrjet. Ajo shihet teksa këndon këngën dhe vihet re se ajo bën një modifikim në vargun: “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”.

Tashmë, Tayna e ka ndryshuar paksa tekstin duke e kënduar kështu: “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”.

Kujtojmë që emri i vërtetë i reperes së njohur është Doruntina.

Më herët, Tayna ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj personale gjatë një interviste.

Ndër të tjera, ajo pati rrëfyer edhe një detaj të sikletshëm që i ka ndodhur në skenë, ku tha se iu grisën pantallonat.

“Kam shumë momente, një prej tyre mu grisën pantallonat siç isha u ktheva mbrapsht duke bërë një vallëzim dhe publiku nisën të gjithë duke brohoritur, kur më tha menaxheri “u turpërove.” Nuk ishte shumë rrezik se… nejse. Një moment tjetër u rrëzova në skenë në tokë, ishte dyshemeja e lagur.”- ka thënë Tayna.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për herë të parë në historinë e muzikës shqiptare!

Tayna dhe Dafina firmosin super rekordin!

Po nëse nuk i paguajnë taksat?

Sa paguajnë këngëtarët në Kosovë?


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure