MENU
klinika

“Integrimi nuk është miting elektoral”

Artan Fuga: Nuk është gjuhë e duhur ta quash BE-në impotente, lidershipi politik…

23.06.2022 - 17:43

Akademiku Artan Fuga në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur në lidhje me samitin e sotëm në Bruksel.

Ai është shprehur se procesi integrues është një proces që do të zgjasë shumë dhe për të cilin duhet të kemi shumë durim.

Sipas tij, treni i mundësive për shqiptarët ka ikur një herë dhe do të kalojë një kohë e gjatë që mundësia ë vijë sërish.

“Unë kam një natyrë që e shoh qetë situatën. Kemi parasysh se integrimi europian i Shqipërisë nuk është miting elektoral, inaugurim i një ferme apo i një kopshti zoologjik, është proces i gjatë historik.

Për brezin tonë dhe lidershipin qeveritar ka një prirje që kohën historike ta bazojë me kohën e vet biologjike. Ky është një iluzion. Vitet në karrierë janë shumë të shkurtra me vitet e historisë. Europa e nisi në ‘45-‘46 procesin dhe në 2000 arriti integrime substanciale, kështu që nuk kuptoj nxitimin, presionin, tensionin që sjell një gjuhë katastrofe, që krijon një mosbesim në publik për vlerat europiane. Kjo nuk i shkon diplomacisë, ajo është e qetë dhe e durueshme.

Nuk kuptoj skizofreninë e medias.

Një njëri që gënjehet, më pas zhgënjehet. Nuk është natyra e popullit tonë kjo. Populli ynë është i qetë më shumë se ç’duhet.

Pse ky nxitim? Mund të thuhet pse hyri Bullgaria, Rumania, Polonia, sepse ato vende në vitet ‘90 ishin para nesh, kur ata bënin hapa drejtë modernizimit, ne në ‘97 ishim në luftë civile. Historia është që kur humbet trenin, do kohë të vijë sërish.

Europa e bashkuar është një vlerë e madhe. Nuk jam dakord me ata që thonë ne në Europë jemi. Nuk është kjo ndarje. BE është vlerë që nuk mund të krijohet në mënyrë të izoluar.

Unë jam duke thënë që është një proces afatgjatë që do të zgjasë shumë, shumë. Popuj të tjerë kanë luftuar 100-200 vjet për të arritur diçka. Përtej presionit psikologjik duhet arsyetuar. Populli po tregon se ku është vendi i natyrshëm i Shqipërisë, me një lëvizje fatkeqe, siç është emigrimi. Është si puna e ujit që nëse ata që merren me gjeo-fizikë dhe ndërtimet hidraulike nuk e çojnë në vendin e duhur, kur kalon shtatin shkon atje ku ka vendin e natyrshëm.

Nuk ikën shqiptari në Abu Dhabi as në Turqi as në Ukrainë apo Afganistan, shkon në Europë, d.m.th që intuita kombëtare i ka treguar rrugën. Kjo vonesë bën që meqë si shtet e komb nuk integrohemi kaq shpejt, individi e zgjidh më kollaj këtë çështje.

Nga pikëpamja popullore, masat kur emigrojnë janë të qarta për procesin. Pyetja është se pse lidershipi ndodhet në një padurim psikologjik?

Media kërkon sensacion ka psikozën e lajmit të keq, lajm i mirë është lajm i keq. Do të tërheqë vëmendjen si në të gjithë botën.

Klasa politike në vend të kuptojë dhe shpjegojë gjeopolitikën gjithçka ia hedh Europës, derisa sot u tha se BE është impotente.

Kjo nuk është gjuha. Duhet kuptuar historia”, është shprehur ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Berisha ka “nxjerrë shejtanin nga shishja”, prit të hyjë në lojë Meta se… "

Analiza/ Artan Fuga zbërthen qëndrimet në Kuvend

Fuga kategorikisht kundër

“E premtja e zezë e Akademisë…”


Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’

Caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin