MENU
klinika

“Jam ndjerë gjithmonë vetëm”

Brad Pitt flet për vështirësitë e tij personale

24.06.2022 - 11:45

Brad Pitt është një nga personazhet më të njohur të Hollywood-it, por ai ende nuk është i imunizuar ndaj problemeve njerëzore.

Një nga më të zakonshmet është depresioni. Pitt foli në një intervistë me “GQ” për gjendjen e tij emocionale dhe se si e bëri të ndihej “i vetmuar”. Ai gjithashtu tregoi mënyrat se si u bë më mirë dhe si arriti të gjente lumturinë.

I mësuar të portretizonte një imazh të fortë në ekran, Pitt na vërtetoi se ishte shumë ndryshe kur qendra e vëmendjes nuk drejtohej më drejt tij.

Aktori ishte personazhi i numrit të fundit të revistës “GQ” dhe u tregua shumë i hapur dhe i sinqertë për disa nga aspektet personale të jetës së tij.

Ylli i Hollywood-it zbuloi në një intervistë se vuante nga depresioni dhe tregoi se si ndikoi në gjendjen e tij emocionale, pavarësisht punës në filma dhe suksesit të tij profesional.

“Unë jam ndjerë gjithmonë vetëm. I vetëm kur kam qenë i vogël, vetëm këtu, dhe vetëm kohët e fundit jam ndjerë më shumë i mbështetur nga miqtë dhe familja ime,” tha Pitt për revistën “GQ”.

“Ka një varg nga Rilke, ose nga Ajnshtajni, besojeni apo jo, që ka të bëjë me të jetuarit në paradoksin e dhimbjes së madhe dhe në të njëjtën kohë të ndjesisë së gëzimit të vërtetë. Kjo është maturia, rritje si person.”

Çfarë e ka ndihmuar aktorin të gjejë lumturinë?

Pavarësisht gjithçkaje, Pitt dëshironte të ndante përvojat e tij dhe të detajonte se si arriti t’i kapërcejë të gjitha ato ndjenja negative.

“Gjithmonë lëvizja me rrymat, duke lëvizur në një drejtim dhe në tjetrin”, vazhdoi Pitt.

“Kam kaluar vite me depresion të ulët, dhe vetëm kur u pajtova me këtë, duke u përpjekur të përqafoj të gjitha anët e vetes, të bukurën dhe të shëmtuarën, arrita t’i ndiej ato momente kënaqësie. Mendoj ne të gjithë jemi pak të dëshpëruar”.

Së fundi, aktori preku diçka që e ndihmoi të kapërcejë gjendjen e tij dhe të gjejë gëzim në jetë.

“Muzika më jep shumë gëzim. Mendoj se gëzimi ka qenë diçka që e kam zbuluar më vonë në jetë,” tha Pitt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këtë herë për shkak të verës

Angelina Jolie çon sërish në gjykatë Brad Pitt


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure