Gjatë protestës së djeshme të banorëve të Unazës së Re, mbeti e plagosur Ina Nuka, e cila i pasojë e një kapsolle hubi dy prej gishtërinjve të dorës.
Menjëherë Shërbimet e Policisë Tiranë kanë identifikuar autorin i cili hodhi kapsollën dhe e kanë arrestuar në një kohë rekord.
Sipas të dhënave të policisë, bëhet fjalë për shtetasin Daniel Dobraj, 18 vjeç, dhe banues në Tiranë.
Lajmi i arrestimit është konfirmuar nga Policia por edhe nga familja, kjo e fundit e ka dorëzuar në Polici menjëherë pasi ka marrë vesh se është në kërkim.
Në ngarkim të këtij shtetasi do të referohen materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.
Risjellim në kujtesë se, ditën e djeshme, 24-vjeçarja mbeti e plagosur pas shpërthimit të një kapsolleje dhe për pasojë humbi dy gishtat e njërës dorë dhe u dëmtua në qafë dhe dorën tjetër.
Po ashtu të lënduar mbetën edhe 14 policë të tjerë, si dhe protestues.