MENU
klinika

Boksieri shqiptar

Marku gëzon fansat në Tiranë: Mezi e kam pritur…

25.06.2022 - 13:33

Florian Marku do ta zhvillojë duelin e tij të radhës në Tiranë. Këtë gjë e konfirfmoi në rrjetet sociale boksieri shqiptar, kampion bote në kategorinë IBF International në peshën “welter”.

“Javën që vjen do t’ju tregon për ndeshjen e radhës në mes të Tiranës. Mezi e kam pritur një ndeshje të tillë, pas kaq vitesh, para publikut tim”, është deklarata e dhënë nga Florian Marku në “Twitter”.

Prej kohësh Marku ka deklaruar se synon të duelojë në Tiranë, por tashmë duket se do ta bëjë realitet këtë gjë. Stafi i tij po punon për ta realizuar këtë gjë dhe me sa duket ia ka dalë mbanë.

Marku, 11 fitore e 1 barazim në karrierë, do të duelojë për herë të parë para publikut shqiptar edhe pse kudo që ai ka boksuar është ndjerë si në shtëpi, pasi tifozët kuqezinj kanë qenë të shumtë. Ende nuk dihet emri i rivalit të tij, që do të zbulohet javën e ardhshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN