Në një libër që ia dedikon gjyshit, akademiku Apollon Baçe kujton se, ishte ai që ia mësoi se fjala “komb”, shkruhet me K të madhe.
Në emision “Arnautistan” të Mustafa Nanos, Baçe deklaroi se pushtimi osman na ka sjellë mjaft të këqija dhe se deri sa filloi pushtimi osman, Kushtetutën dhe statutin i ka pasur më të bukurit e Adriatikut.
Sipas tij, nuk ka qenë Shqipëria e sotme, por se është shumë e zvogëluar krahasuar me atë që ka qenë. Baçe shton se Shqipëria ka pasur njerëz që i kanë dhënë botës dhe i ka dhënë figura shumë të mëdha botës.
“Kur amerikanët ndihen krenarë për kombin e tyre, ne pse të mos kemi lavdinë. Por, duhet të jetë një lavdi që edhe sot duhet t’i përgjigjet asaj të dikurshmes.
Ai që njeh të kaluarën, nuk ka frikë nga e ardhmja, – thuhej në një revistë. Kjo do të thotë se është një komb shumë vital, i cili arrin ndoshta të bëjë diçka dhe të mbijetojë.
Që të gjesh në Ballkan, gjak njëqind për qind të pastër, nuk e gjen dot. Rreth 41 për qind e kanë kroatët, ne e kemi më të ulët se ata. Kjo do të thotë, se jemi më të përzier. Një komb që ka fuqi të madhe kulturore të asimilon.
Unë në librin tim, nuk e quaj Epirin – Epir, por Iliria e Jugut. Termi Epir, nuk ka lidhje me grekët. Hyjnë thesprotët dhe kaonët. Homeri me fjalën Epir, do të thotë që janë banorë të ishujve, që bregun përballë e quajnë Epir.
Është emërtim barbarët e detit, e bregut. Nuk është as emër që na kanë vënë të tjerët dhe as vetes, është emër neutral. Skënderbeu dhe Barleti e përdorin si mburrje.
Por, unë them Iliria e Jugut, në aktet e papatit thuhet Arbëria e jugut. Orikumi, nuk ka asnjë dokument që është koloni greke. Oriku nuk është koloni, Butrinti nuk është koloni. Apollonia u themelua nga 200 korintas dhe fusha e Myzeqesë, quhet fusha e Gylakut – për të parin e kolonistëve: 200 vetë, nuk mund të thuash se nuk patën përzierje me popullsinë vendase. Janë të tëra në greqisht.
Apollonia pavarësisht se kolonistët e parë janë martuar, janë përzier, është një qytet grek. Ti po vajte në Amerikë dhe je pesë gjenerata, je amerikan. Te Durrësi, kam vërejtje. Nga autorët e lashtë, gjithmonë quhet qytet.
Kur hyn në gjirin e Jonit, se Jon quhej Adriatiku në atë kohë, thuhet se në anën e djathtë banojnë barbarët ilirë. Në histori ke të bësh me përkthime të këqija, që çojnë në anën e kundërt.
Kalon nga qytet ilir, në qytet greko-ilir, por që mbetet kolonia e Durrësit.
Enver Hoxha ka thënë fjalën më të bukur lidhur me historinë: ajo që është greke jepjani grekëve, ajo që është ilire, dëshmojeni se është e tillë dhe mbrojeni”, shprehet ai.
Fotografia kryesore: Jean-Gabriel Eynard – Jean-Gabriel dhe Anna Eynard me Henri Bouthillier de Beaumont, gjeneralin grek Colettis, Marie de Regny dhe Charles de Traz, në Paris 1842!!!