MENU
klinika

E shpëtoi trajnerja

Pamjet drithëruese kur notarja humbet ndjenjat

28.06.2022 - 19:45

Në Kampionatin Botëror të Notit në Budapest, ditë më pari ndodhi një situatë dramatike. Notares amerikane Anita Alvarez i ra të fikët gjatë kryerjes së ushtrimeve, pas së cilës trajnerja u hodh në pishinë, e tërhoqi dhe i shpëtoi jetën.

Andrea Fuentes u hodh për të shpëtuar garuesen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  Anita ishte zhytur në fund të pishinës dhe nuk po merrte frymë, pasi përfundoi rutinën e saj.

Fuentes, e veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë, u zhyt në fund të pishinës dhe e tërhoqi zvarrë Alvarez në sipërfaqe.

“Ishte një frikë e madhe. Më duhej të hidhesha sepse rojet e plazhit nuk po e bënin atë. Isha e frikësuar sepse pashë që ajo nuk merrte frymë”, tha Andrea Fuentes pas këtij rasti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN