MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Arterioskleroza, si mund të parandalohet?

29.06.2022 - 11:58

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Arterioskleroza, si mund të parandalohet?

Mjeku: Vitaminat B: Rritja e konsumit të vitaminës B-kompleks, mund t’ju ndihmojë për parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Është provuar se marrja e acidit folik 2.5 mg, 25 mg Vitamina B6 dhe 0.5 mg Vitamina B12 për 1 vit mund të minimizojë bllokimin e arterieve. Rekomandohet të merrni vitamina B nga burimet natyrore, sigurohuni të shmangni versionet sintetike ose gjysmë-sintetike.

Hudhra: Hudhra mund të sigurojë shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë edhe uljen e kolesterolit.
Shega: Ky frut ka aftësinë për të eliminuar bllokimin arterial. Shega mund të përdoret si një terapi efektive për luftimin e kolesterolit të lartë në gjak.
L-argininë: L-arginine është një amino acid i cili ka aftësinë për të parandaluar bllokimin arterial. Sipas më shumë se 30 studimeve, ky amino acid mund të sigurojë 150 përfitime shëndetësore, duke përfshirë edhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Shafran i Indisë: Kompleksi aktiv në shafranin e Indisë, ka veti të fuqishme në luftimin e bllokimit arterial, gjë e provuar nga studime të shumta. Rekomandohet të konsumohet i kombinuar me ushqime të ndryshme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.