Ylli i Brazilit, Neymar, duket se vazhdon të jetë larg e më larg PSG-së, me klubin francez që e ka nxjerrë në shitje. Gjithsesi, klubet e mëdha europiane që kërkojnë shërbimet e tij nuk mungojnë.
Njëri prej tyre është Chelsea. Presidenti i ri i “Bluve”, Tod Bohli është shprehur se Neymar është futbollisti i tij i preferuar dhe se do të kishte dëshirë që tas afronte në Londër.
Por duket se ai nuk është i vetmi që e do këtë transferim. Ish-shoku i tij i skuadrës te PSG-ja dhe te Brazili, Thiago Silva, gjithashtu i ka bërë një ftesë Nejmarit për t’u bashkuar me “Blutë”.
“Neymar duhet të vijë te Chelsea. Nëse ndodh, kjo do të ishte për të mirën e tij”, u shpreh mbrojtësi. Thiago Silva erdhi te Chelsea në verën e vitit 2020 nga PSG dhe që në vitin e parë arriti të triumfonte në Champions League, gjë që e bëri atë të rinovonte me “Blutë”.