MENU
klinika

Rikthimi i madh

Krah presidentit Zhang, Inter prezanton Lukakun

29.06.2022 - 20:58

Romelu Lukaku është zyrtarisht futbollisti më i ri i Interit. Pas shumë fjalëve që qarkullonin këtë merkato, erdhi më në fund zyrtarizimi nga vetë klubi zikaltër.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, presidenti i Interit, Stiven Zhang, shfaqet së bashku me belgun duke thënë: “Bosi i madh është kthyer sërish”. Gjithashtu këtë lajm e konfirmoi edhe Chelsea, i cili shkruan se Lukaku do të luajë i huazuar tek Inter në sezonin 2022/23.

Në orët në vijim pritet dhe zyrtarizimi tjetër i zikaltërve, për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili kreu me sukses vizitat mjekësore, me tifozët zikaltër që e pritën shumë mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN