MENU
klinika

Bojkotohen pa afat të gjitha seancat gjyqësore

Avokatët e Beratit dhe Korçës sërish në protestë!

30.06.2022 - 10:03

Vendimit të marrë dje nga Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë së Shqipërisë për “bojkot total pa afat të të gjitha proceseve gjyqësore dhe bojkot masave të sigurimit me afat 10 ditor, i janë bashkuar të gjithë avokatët e Beratit dhe Korçës, të cilët që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm kanë bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore.

Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb, se bojkoti i të gjitha seancave gjyqësore nga ana e avokatëve të Beratit do të jetë pa afat, ndërkohë që do të bojkotohen me një afat 10-ditor edhe të gjitha masat e sigurisë. Bojkoti erdhi pas vendimit për ndryshimin r hartës së re gjyqësore, nga e cila do të shkrihen disa gjykata në qytete të ndryshme, një prej të cilave edhe si edhe Gjykata e Apelit Vlorë, që mbulon jugun e vendit, e cila mendohet të transferohet në Tiranë.

Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Beratit, Plarent Lapardhaja ka deklaruar se vendimi për ndryshimin e hartës së re gjyqësore penalizon jo vetëm avokatët por edhe qytetarët. Lapardhaja ka deklaruar se ky bojkot do të vazhdojë pa afat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre dhe se avokatët e Beratit do ti bashkohen çdo vendimi që do të merret nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë.

Edhe avokati Qazim Goxhaj ka deklaruar se vetëm bojkoti mund të ndryshojë këto vendime qesharake në dëm të avokatëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ç’punë ka avokatia me këtë?"

Harta e re Gjyqësore/ Ngjela u del kundër avokatëve

“90 mijë banorë s’mund të lihen pa gjykatë”

Harta e re gjyqësore/ Avokatë dhe qytetarë në Kurbin protestë