Sezonin që përfundoi Milani arriti të shpallej kampion i Italisë në javën e fundit ndaj Sasuolos, ku arritën të triumfonin 0-3 në stadiumin “MAPEI” dhe për të ngritur në qiell trofeun e 19-të të Serisë A në historinë e tyre.
Gjatë festimeve të titullit kampion të kuqezinjve u vu re dhe sjellja e pahijshme e futbollistëve ku ditën e sotme janë gjobitur nga Gjykatësi Sportiv për shkak se disa lojtarë kanë fyer skuadrën e Interit.
Ata që e pësuan janë katër lojtarë, Rade Krunic, Theo Hernandez, Mike Maignan edhe Sandro Tonali. Boshnjaku Krunic u gjobit me shifrën 5000 euro, ndërkohë tre të tjerët me shifrën 4000 euro.
Edhe Milan nuk i ka shpëtuar dënimit nga Gjykatësi Sportiv, ku klubi kuqezi u gjobit me 12.000 euro. Vlen të theksohet se “Djalli” u shpall kampion i Italisë pas 11 vitesh mungesë, në sezonin 2010/2011 me Masimiliano Alegrin në pankinën kuqezi.