MENU
klinika

Me gjëra shumë të thjeshta

Si të kujdeseni për shëndetin mendor, si Selena Gomez!

02.07.2022 - 15:08

Që në fillimet e saj si ylli i Disney deri në transformimin në një sensacion të muzikës pop, Selena Gomez ka qenë gjithmonë në syrin e të gjithëve, gjithnjë duke “menduar” për fansat. Ajo filloi turne nëpër botë, mori pjesë në qindra intervista dhe ishte vazhdimisht e disponueshme – dhe e rraskapitur!

Në gusht të 2016-ës, Selena kishte nevojë për pushim.

 “Kam zbuluar se ankthi, sulmet e panikut dhe depresioni mund të jenë efekte anësore të lupusit*, të cilat mund të paraqesin sfidat e tyre”, tha ajo për People në një deklaratë. “Dua të përqendrohem në ruajtjen e shëndetit dhe lumturisë sime dhe kam vendosur që mënyra më e mirë është të marr pak pushim.”

*Lupusi është një sëmundje që shfaqet kur sistemi imunitar i trupit, sulmon indet dhe organet e vetë trupit, gjendje nga e cila vuan Selena Gomez.

Dhe pas kësaj, ajo u zhduk nga qendra e vëmendjes për tre muaj, duke u rikthyer me një menndësi të re.

“Nëse je e thyer, nuk ke pse të qëndrosh e thyer,” i tha ajo audiencës gjatë ridaljes së saj emocionale në AMA 2016.

Këshilla e saj e parë drejt shërimit? Shkëputeni veten nga telefoni juaj.

“Vitin e kaluar anulova turneun tim dhe u largova për 90 ditë, dhe ishte gjëja më e mirë që mund të kisha bërë ndonjëherë. Nuk kisha telefon, asgjë dhe isha e frikësuar. Por ishte e mahnitshme dhe mësova shumë”, tha ajo për In Style.

Ndërsa ylli i popit është ribashkuar me telefonin dhe teknologjinë, ajo tani ka një marrëdhënie tjetër me të.

“Unë largohem plotësisht nga Instagrami, të paktën një herë në javë. Ndodh që të fiksohesh me komentet negative. Imagjinoni që të gjitha pasiguritë që ju tashmë i ndjeni për veten tuaj, dikush t’ua shkruajë në një paragraf në rrjetet sociale, edhe nëse është thjesht fizike.”

Përveç teknologjisë, Gomez është ngadalësuar edhe në aspekte të tjera të jetës së saj. Sipas trajneres së saj, Amy Rosoff Davis, ajo bën stretching çdo ditë.

“Pavarësisht se çfarë stërvitjeje bëjmë, ne gjithmonë gjejmë kohë për stretching. Kjo përmirëson performancën, ndihmon muskujt të punojnë në formën e tyre më të mirë.”

Më e rëndësishmja, Gomez thekson se kur keni një problem, duhet të kërkoni ndihmë.

“Sigurisht që kam akoma ditë jo të mira. Shkoj në terapi. Besoj shumë në gjithë këtë, të folurit për gjendjen në të cilën ndodheni. Mund të them se jam në një periudhë shumë shumë të shëndetshme mendërisht.”

Burimi: In Style

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN