MENU
klinika

“Si mund ta quash mamin plakë”?

Nga fëmijët tek nofkat, rrëfehet Valbona Selimllari

05.07.2022 - 10:39

Bobi, ky është emri që miqtë i kanë vendosur Valbona Selimllarit që nga fëmijëria e saj. Së fundmi, ajo ishte e ftuar në programin “Në kurthin e Piter Panit”, ku zbuloi se ka qenë një futbolliste shumë e mirë kur ka qenë e vogël.

“E dini ju? Unë kam qenë një futbolliste shumë e mirë, luja tërë ditën me çunat. Ka qenë një trajner, nga i cili më mbeti emri Bobi dhe pas tij, të gjithë miqtë Bobi – edhe sot”, tha ajo.

Mirëpo, fëmijët e saj kanë një tjetër emërtim për nënën e tyre, ku djali i madh i thotë herë pas here me shaka: “Kur do të më bëjë ndonjë shaka, më thonë “hë mi plakëëë”. Unë i them: “Po si ka mundësi që një mami si unë ta quash plakëë”. Por e di që e thotë me shaka….”

Gjithashtu, Valbona është ndalur në një episod kur vajza e saj është rrëzuar si dhe ka treguar se si ajo reagoi në atë moment.

“Kam një marrëdhënie shumë interesante me shqetësimet. Kur fëmijët sëmuren ose vriten dhe u del pak gjak, unë qesh. Nuk qesh sepse nuk jam e shqetësuar, por e bëj, sepse nuk dua që ata të tremben. Ndodhi një herë kur Vivien u rrëzua dhe u vra pak, unë i thashë s’ka gjë, do kalojë, por ajo më tha “ti nuk shqetësohesh fare, nuk mërzitesh”. Unë i thashë po si nuk mërzitem mama, po ja një gjë e vogël është dhe do kalojë”. Në përgjithësi, i kaloj me qetësi të tilla situata”.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë