MENU
klinika

Mësojini...

Cilët faktorë ndikojnë në humbjen e përqendrimit?!

05.07.2022 - 16:38

Ka shumë njerëz që kanë një performancë të dobët në kryerjen e detyrave të ndryshme si në punë ashtu edhe shkollë, situatë që shpesh ka të ngjarë të jetë derivat i humbjes së përqëndrimit. Por kush mund të jenë arsyet që një person mund të ketë një performancë të dobët apo që mund të humbasë fokusin?!

1.Një dietë e keqe

Një dietë e varfër mund të ndikojë në shëndetin e trurit. Prandaj, përcaktoni një dietë të shëndetshme dhe zgjidhni ushqime që janë të shëndetshme për zemrën, sepse ato janë gjithashtu të mira për trurin.

2.Mungesa e stërvitjes

Të kaloni gjithë ditën prapa një tavolinë pa kryer asnjë ushtrim, ka të ngjarë të çojë në humbjen e mprehtësisë së përqëndrimit. Prandaj, siguroni kohën e duhur për aktivitet fizik edhe thjesht duke ecur, duke bërë çiklizëm, ose duke vrapuar lehtë për të paktën 30 minuta çdo ditë.

3.Stresi i tepruar dhe shqetësimet

Gjeni kohë për të bërë diçka zbavitëse që stresi dhe presioni t’ju largohen duke iu klthyer sërish mprehtësinë e përqendrimit.

4.Shumë aktivitete

Duke qënë se ky është faktor i rëndësishëm në uljen e përqëndrimit  përpiquni të selektoni me prioritet aktivitetet e duhura dhe të shmangni ata që janë më pak të rëndësishëm për ju.

5.Përdorimi afatgjatë i barnave

Kur ju me të vërtetë keni nevojë për këto ilaçe, konsultohuni më parë me mjekun për të vlerësuar efektin e saj në përqëndrimin tuaj.

6.Mungesa e vitaminave

Për këtë problem, ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj në lidhje me shëndetin tuaj të përgjithshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga shërimi i diarresë tek infeksionet vaginale

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve

Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

A është gjenetike sëmundja e depresionit?