MENU
klinika

Eni Koci feston ditëlindjen

Sa romantik! Disa fjalë nga Genci për partneren e tij!

06.07.2022 - 09:36

Këngëtarja e njohur Eni Koci feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 26 vjec. Nuk ka munguar urimi nga partneri i saj, Genc Prelvukaj, i cili i ka emocionuar të gjithë.

“Urime ditëlindjën vajza më e bukur në shpirt që kam njohur ndonjëherë. Je soj i njeriut që të bën të lumtur në ditën më të rëndë, të bën të fortë kur ndjehesh i dobët, të bën si shkëmb edhe kur jeta ti ngatërron rrugët dhe të jep motiv kur të duhet më shumë se kurrë. Jeta ka ngjyrë me ty, ndaj të dua çdo mëngjes e darkë pranë. Të kam “shok” dhe nuk shijoj asgjë po se ndava me ty. Mirësia jote nuk ka kufinj, sikur qielli. Unë dua të jetosh sa më gjatë, shëndetshëm dhe e buzëqeshur. Se nuk e meriton askush më shumë se ti. Çdo gjuhë është e varfër për të përshkruar saktë dhe më vjen inat që nuk arrij ta kthej ndjenjën në fjalë. Të dua lule e bukur.”

Cifti kanë sjellë më para këngën e tyre më të re me titull “Ama”. Këngëtarët tepër të dashur për publikun kanë zbuluar një surprizë mjaft të bukur nëpërmjet videoklipit pasi ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Në fund të këngës ata gjithashtu ata kanë zbuluar gjininë e bebes e cila do të jetë një vajzë.

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure