Një ditë pas protestave të dhunshme para Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeverisë dhe Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, në ndërtesën e MPJ-së shihen xhama të thyer, shkallë të mbushura me ngjyrë të kuqe dhe fasadë e dëmtuar.
Protestat e djeshme të VMRO-së kundër propozimit të ri francez u përshkallëzian kur protestuesit arritën pranë Kuvendit.
Nga përballja me protestuesit, mbetën të lënduar 47 policë, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rëndë, raporton Alsat-mk.
Dje ishte dita e katërt e protestave me moton “Ultimatum? Jo, faleminderit”, kundër propozimit francez përmes të cilit synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes.
Protestuesit i kanë bërë thirrje ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit, që “ta mësoj historinë maqedonase”.
Në pankartat e protestuesve emri i Bujar Osmanit, ishte deformuar në Bugar Osmani.
Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen Kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit