Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ishte ne tryezen e organizuar nga Sali Berisha dhe Shoqeria civile kete te merkure ku beri thirrje per pjesemarrje ne protesten e 7 korriikut.
“Ne jemi këtu besoj unë sot për t’u lidhur në një besë njëri me tjetrin, që po bashkëpunojmë sot, do jemi nesër atje por për të vazhduar punën pasnesër e më pas se të gjithë ne jemi të prekur në mënyra të ndryshme e kjo duhet të ndodhi pa pas hatermbetje para disa diteve, javeve e muajve.
Jemi nga sot e e pare duke parë një situatë që ne na duhet e ardhmja e fëmijëve tanë që të shkollohen, arsimohen, rriten e të qëndrojnë këtu nesër mos e shohin të ardhmen jashtë.
Na naduhet e drejta e siguria e jetës dhe pronës. Na duhet problemi i rritjes së çmimeve, ne nesër do jemi për ato liritë e të drejtat tona dhe për liritë e të drejtat e atyre që nuk do dalin”.