MENU
klinika

Arsyeja

Mos harroni të aplikoni SPF edhe në këtë pjesë të fytyrës!

06.07.2022 - 17:16

Në çdo sezon të vitit, kremi kundër diellit nuk duhet të mungojë në rutinën e kujdesit të lëkurës, ama shumë shpesh harrojmë se edhe kjo zonë ka nevojë për SPF. Po flasim për buzët, të cilat gjithashtu eskpozohen në diell. Buzët përbëhen nga lëkurë e butë dhe delikate, e cila përballet gjatë gjithë kohës me faktorë të jashtëm si: i ftohti, pluhuri, era, e sidomos gjatë kësaj periudhe, me rrezet ultravjollcë.

Nëse kjo arsye nuk jua mbush mendjen, kemi edhe disa të tjera:

1. Buzët digjen nga dielli

Po, si çdo pjesë tjetër e trupit, edhe buzët, nëse ekspozohen në diell, përjetojnë djegie. Nëse doni të shpëtoni nga ky siklet, e dini ç’duhet të bëni.

2. Dehidratimi

E keni parasysh kur buzët duken të thata dhe të çara? Nuk ndodh vetëm në dimër. Si mund ta parandaloni? Me një zbutës me SPF.

3. Buzë super të buta

E dimë të gjithë sa joshëse janë…

Pra, mos ta zgjasim më shumë, prioriteti juaj këtë verë duhet të jetë një zbutës me SPF për buzët