MENU
klinika

"Darka e fundit"

Në ankand 2 vizatime të rralla

06.07.2022 - 12:06

        Dikur, pronë e një mbreti hollandez të shekullit të 19-të, dy vizatime me shkumës dhe pastel të “Darkës së fundit”, të gjeniut të Rilindjes europiane, dalin në ankand.

Portretet e Shën Gjon ungjilltarit dhe Shën Jakobit, të cilët janë secili në të majtë të Jezu Krishtit, në afreskun e famshëm në Milano, janë pjesë e një shitjeje të “Sotheby’s” në Londër, më 6 korrik, kushtuar veprave të mjeshtrit në letër.

Atribuar për ndihmësin e Leonardos, Giovanni Antonio Boltraffio, çdo vizatim 25 me 18,5 inç, i bërë në madhësinë aktuale të figurave në pikturë, vlerësohet të shitet deri në 146,500 dollarë secili.

Sipas Cristiana Romalli-t, specialiste e lartë e vizatimeve të mjeshtrit, në “Sotheby’s”, ekspertët nuk janë saktësisht të sigurt, se, pse u prodhuan vizatimet, por thanë se portretet, në shkallë të gjerë, janë “jashtëzakonisht të rralla”.

Pjesë e një serie prej 11 studimesh të ngjashme, të apostujve të përshkruar në “Darka e fundit”, koleksioni dikur zotërohej nga piktori i famshëm anglez Thomas Lawrence, si dhe William II, mbreti i Hollandës, përpara se të ndaheshin dhe në disa muze, galeri, apo pronë private.

Ky çift vizatimesh u shit për herë të fundit, në pjesë të veçantë, në vitin 2005, në “Christie’s”, duke marrë 96,000 dollarë për St. John dhe 57,600 dollarë për St. James.

Që atëherë, “nuk ka pasur asgjë të tillë, në treg”, – u shpreh Romalli, në një intervistë telefonike nga Londra.

“Darka e fundit” u realizua midis viteve 1495 dhe 1498, dhe u bë një vepër emblematike e Rilindjes Italiane. Përshkruhet Jezusi, në momentin më të lartë, kur ai shpall se një nga dymbëdhjetë dishepujt e tij do ta tradhtojë, duke ilustruar reagimet shprehëse të ndjekësve të tij më të zjarrtë. Leonardo tregoi fajtorin, Judën, duke ia lënë portretin në hije.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Artur Rembo - poeti i mallkuar

“Shekspiri i mitur” i simbolizmit francez

Miti modern i Da Vinçit

500 evente për 5 shekujt


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen