Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga aksi i ri nga Korça deri në Ersekë, nga punimet për pjesën e dytë me gjatësi 12.85 km që përmbyll gjithë këtë rrugë.
Kjo rrugë do të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin rural e turistik të rajonit jug-perëndimor, thotë Rama.
“MIRËMËNGJES dhe me punimet për pjesën e dytë me gjatësi 12.85 km që përmbyll të gjithë aksin e ri nga Korça deri në Ersekë, i cili do të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin rural e turistik të rajonit jug-perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.
Aktualisht aksi rrugor Korçë-Ersekë ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra. Po kështu, aksi i ri do të ketë të gjithë elementët e nevojshëm që lidhen me sigurinë rrugore. Ndërtimi i tij do të nxisë zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka.