“Kepi i Tundimeve” do të quhet emisioni më i ri në Top Channel. Pas suksesit me “PërPuthen”, autorja Olsa Muhameti, ka folur për programin e ri që pritet të vijë me mjaft zhurmë duke marrë parasysh që një format i tillë është i ri për publikun shqiptar.
“Kepi i Tundimeve” do të ketë 10 konkurrentë të rinj seksi, të cilët do të vendosen në vila në zonën e Kepit të Rodonit.
Menjëherë pas këtij lajmi, publiku ka kuriozitet që të dijë sa më shumë. Deri më tani Olsa na ka zbuluar se “Kepi i Tundimeve” do të fillojë shumë shpejt ku paralajmëroi dhe fansat të bëhen gati.
Ditën e sotme ajo na zbuluar dhe një foto në InstaStory ku tregohet se kanë nisur përgatitjet për emisionin.
Të konfirmuar deri më tani janë vetëm katër prej konkurrentëve: Erjola Doci, Fatjon Kuqari, Atdhe Xharavina dhe një model i huaj, Gabriele.
Sipas zërave programi do të jetë pak a shumë një version shqiptar i “Too Hot to Handle” ose të paktën ideja kryesore.
Olsa, e cila njihet si autore e programeve të suksesshme në “Top Channel”, i është besuar ky format por nuk e dimë ende se çfarë surprizash ka rezervuar ajo.
A do të bazohet seriali tërësisht në versionin e “Too Hot to Handle” në Netflix apo do të përshtatet disi për publikun dhe shikuesit shqiptar?