Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka ngritur shqetësimin se protestat e dhunshme në Maqedoninë e Veriut mund të përhapen dhe në Mal të Zi.
Eurodeputetja thotë se këto protesta mund të përdoren nga aktorë të tjerë të huaj si dhe nga Rusia.
E kjo ndodh për shkak të dështimit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Në një postim në Twitter, Viola Von Cramon shkruan:
“Kur Shtetet Anëtare të #BE dështojnë të japin shpërblim të prekshëm për qeveritë progresive në Ballkanin Perëndimor, ne kemi trazira në Maqedoninë e Veriut dhe potencialisht Mal të Zi që mund të shfrytëzohen nga Rusia dhe aktorë të tjerë të huaj.
Ka ardhur koha që Bashkimi Europian të kuptojnë dhe të përshpejtojnë veprimet e tyre.