Solisti kryesor i grupit fitues të Eurovision, “Maneskin”, ka shpërthyer me shprehje fyese ndaj Presidentit rus Vladimir Putin.
Thirrja kundër agresionit rus u bë gjatë koncertit ku morën pjesë rreth 70 mijë persona.
Solisti kryesor i grupit, Damiano ka shprehur të gjithë revoltën e tij kundër luftës dhe shkatërrimit që ajo sjellë duke thirrur: “Fuck Putin”.
“Ne vazhdojmë ta themi këtë edhe nëse dikush shqetësohet: Në dreq Putin, në dreq lufta, në dreq shkofshin diktatorët. Dhe për ata që nuk janë dakord me ne, në dreq edhe ju”, u shpreh ai.
Një skenë e tillë e Damianos dhe Maneskinëve rikthehet sërish pas thirrjes së lëshuar në festivalin e njohur Coachella që bëri xhiron e botës, duke shkaktuar një sërë polemikash.
Thirrja e kreut të grupit italian u bë nga skena e Circus Maximus, teksa këndonte muzikën e titulluar “Benzina”, ndërsa u duartrokit nga 70 mijë persona që kishin paguar biletat për të ndjekur koncertin.