Fenerbahce dhe Mesut Ozil raportohet se kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme. Ish-mesfushori i Gjermanisë, kampion bote më 2014, ishte përjashtuar nga klubi në sezonin e kaluar dhe Fenerbahce nuk e ka falur.
Ozil nuk u përfshi në skuadër as pas ardhjes së trajnerit të ri, Jorge Jesus. Dhe këtë të hënë se 33-vjeçari ka shkëputur kontratën me klubin nga Stambolli. Ish-mesfushori i Real Madrid dhe Arsenal, me Fenerbahce kishte kontratë deri më 30 qershor 2024.
Edhe pse Mesut Ozil vazhdimisht e kishte theksuar se dëshira e tij është për ta mbyllur karrierën te gjiganti turk, kjo nuk u realizua. Mbetet të shihet në vazhdim se cila do të jetë e ardhmja e mesfushorit, i cili nga tani mund të llogaritet si lojtar i lirë.
Mesut Özil’in Fenerbahçe kariyeri ⤵ pic.twitter.com/5yRzXl5jsg
— NTV Spor (@ntvspor) July 11, 2022