MENU
klinika

Trajneri i PSG

“Nëse shisni Neymar, më sillni djalin e legjendës”

10.07.2022 - 18:30

Paris Saint-Germain ka nxjerrë plot 11 lojtarë në merkato, të cilët konsiderohentë tepërt, por mes tyre nuk janë Neymar dhe Presnel Kimpembe, pavarësisht zërave. Këtë e ka shkruar Le Parisien, sipas së cilës kjo nuk do të thotë se PSG ka vendosur t’i mbajë të dy në ekip.

Vetëm se, duke qenë se kanë rroga më të larta dhe se konsiderohen akoma pjesë e skuadrës, do të shiten vetëm para ofertave të rëndësishme.

PSG po mendon edhe të përforcojë ekipin dhe Luis Campos është në kërkim të lojtarëve të rinj, ndryshe nga sa ka bërë Leonardo gjatë kohës së tij, duke preferuar t’u besojë lojtarëve me eksperiencë.

Për këtë arsye, siç ka bërë të ditur L’Equipe, parisienët duket se janë vënë në gjurmët e Kephren Thuram, djali i Lillian dhe vëllai i Marcus, mesfushor i datëlindjes 2001 që luan te Nice.

Thuram duket se është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Galtier, i cili ka punuar me të te Nice sezonin e kaluar, dhe duket se është një objektiv serioz i merkatos për verën. PSG duket se është i gatshëm të ofrojë disa lojtarë në këmbim të tij, nga Idrissa Gueye te Danilo, të cilët duhet të largohen këtë verë nga Parisi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Zonja e Vjetër” dhe yjet e saj

Nga Rossi te Pogba, 11 rikthimet e mëdha te Juve