Pas suksesit me “Big Brother Vip”, Ilir Shaqiri nuk ka ndërmend të largohet nga ekrani pasi ka lajmëruar se do të jetë pjesë e një emisioni shumë shpejt.
Tashmë para disa ditësh ka nisur zyrtarisht puna për “Dancing With the Stars”, që këtë sezon do të vijë në ekranin e Top Channel. Raportohet se emisionin do ta drejtojë Bora Zemani, me Lori dhe Sara Hoxhën si producente, por akoma nuk janë zbuluar se kush do të jenë anëtarët e jurisë.
Në fakt do të bënte mjaft sens nëse Ilir Shaqiri do të ishte kryetar i jurisë sidomos pas fitores së “Big Brother Vip”. Ai ka qenë në këtë pozicion dhe me para dhe pritet të vazhdonte bashkëpunimin me ‘Top Channel’.
Por mesa duket kjo nuk do ndodhë sepse burime për “News31” thonë se Shaqiri nuk do të jetë pjesë e “Dancing with the Stars”. Sipas tyre Iliri do të marrë pjesë në një emision kërcimi por në formatin tjetër e “Dance With Me”, në Tv Klan.
Kjo nuk vjen aq e papritur pasi nëse kthehemi në intervistën e tij e para pak kohësh në “Kurthin e Piter Pan”, Iliri u shpreh për planet e së ardhmes i pyetur nga Alketa Vejsiu. Ai pati thënë se në shtator do të nisë diçka të re dhe ju drejtua Alketës: “Ti do të dish diçka më shumë për këtë”.