MENU
klinika

Ndoshta kanë harruar t'jua thonë!

Ka një aftësi kyç për të humbur peshë!

12.07.2022 - 11:07

Humbja e peshës përgjithmonë dhe ruajtja e një peshe të caktuar kërkon zotërimin e disa aftësive. Disa prej këtyre aftësive përfshijnë marrjen e zgjedhjeve të duhura ushqimore, mbajtjen e një rutine fitnesi, trajtimin e stresit pa ngrënë tepër, dhe pranimin e një forme të re trupore dhe stili të jetës. Këto duhet të shoqërojnë aspektin bazë të dietës: humbjen e peshës. Por kur fokusi është vetëm tek humbja e peshës dhe jo tek fitimi i aftësive për ta ruajtur atë, është e kuptueshme pse humbet durimi. Dhe, përfundimisht, ju nuk arrini dot synimin tuaj fillestar.

A nuk është koha për të qenë të sinqertë lidhur me dietën? A nuk duhet t’i thuhet personit që përgatit dietën apo edhe atij që e merr – që ai ose ajo duhet të fitojë aftësinë e re për të mbajtur një peshë normale në mënyrë që pesha të mos rifitohet?

Një aftësi e tillë kërkon praktikë, durim dhe një kohë të konsiderueshme për t’u arritur.

Askush nuk shkon në një kurs violine dhe pret të zërë një vend në orkestër pas 3 javësh. Askush nuk shkon te një instruktor tenisi dhe pret të luajë për kombëtaren brenda 2 muajve.

Nxënësi kupton se me kalimin e kohës, praktikës, gabimeve dhe durimit do të ketë arritur një aftësi të re.

As braktisja e dietës nuk është përgjigjja. Nëse një student nuk arrin të mësojë saksofonin për disa orë, ai nuk braktis direkt instrumentin për të kaluar te një tjetër, por kjo është shpesh ajo që bëjmë me dietat: “Dieta nuk funksionon; Do të provoj një tjetër.”

Thënë këto, ka një cilësi kyç – ndoshta ndër më të rëndësishmet që duhet të kultivoni në rrugëtimin tuaj të humbjes së peshës dhe kjo cilësi është durimi!

Një poet, William Langland, shkroi në një poezi në 1360 se “Durimi është një virtyt”. Është gjithashtu një komponent i domosdoshëm i humbjes së suksesshme të peshës.

Burimi: Psychology Today