MENU
klinika

Pas protestës së 7 korrikut

Berisha u jep direktiva kryetarëve të degëve të PD-së

12.07.2022 - 19:27

Ish-kryeministri Sali Berisha, u ka dhënë direktiva kryetarëve të degëve të PD-së në Tiranë, mbi aksionin opozitar në vijim.

Gjatë një mbledhje që zhvilloi në selinë e PD-së, Berisha u kërkoi kryetarëve të degëve që të intensifikojnë takimet me qytetarët e thjeshtë.

Berisha u kërkon atyre organizimin e punës në mënyrë të pandërprerë për t’i dhënë përgjigje të merituar qeverisë.

Berisha: Arritëm me një organizim shumë të mirë. arritëm duke mobilizuar strukturat dhe pa këtë nuk arrihej. Arritëm duke dalë jashtë vetes sonë. duke u bashkuar me eksponentë dhe organizata të shoqërisë civile që kanë qenë zëra të kauzave të drejta të qytetarëve. kujtoni pak betejat e tyre me policinë. Çështjet që trajtonim janë të drejta.

Me politikat e tij po shpopullohet vendi, këtë rrugë do të ndjekim. Veçanërisht zgjerimin tonë, prekjen takimin me të gjithë komunitetin aty ku jemi. Tani ju mund të bëni mbledhje seksionesh dhe jau sugjeroj, por do bëni më shumë mbledhje komunitetesh. Tek shkalla, tek pallati, sheshi. Tu lutemi e të bisedojmë me komunitetin. Të kalojmë në komunitet, të përdorim logjikën, të bëjmë debat me qytetarët.

Kalimi ynë në komunitet është i domosdoshëm. Sepse nuk po mbrojmë interesa, nuk është betejë për pushtet por për qytetarët. nuk marrim pushtet pa votën e lirë. ky duhet të ikë dhe ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë. Çdo zgjidhje e jona fillon me largimin e tyre. Ndaj kërkohet që, verë është kjo, nuk po them që të mos merrni pushime. Se keni fëmijë. Por do të programoni shumë mirë vazhdimin e punës në mënyrë të pandërprerë. Të përgatitemi për t’i dhënë përgjigjen më të merituar.

Rikardo Hausman, miku i ngusghtë i George Soros është arkitekti i reformave në Shqipëri dhe Sri Lanka. A e dini që ky shkruan artikuj. Ky zotëri shkruan artikuj “Mrekullia e Edi Ramës”, nëpër botë. Dhe paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë përmes George Soros. Burime të tjera më kanë deklaruar se paratë janë të taksapaguesve shqiptarëë, 8 mln, 7 mln. I njëjti ishte me Sri Lankën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN