MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund të bie nga pesha kur vuaj nga diabeti?

13.07.2022 - 10:46

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si mund të bie nga pesha kur vuaj nga diabeti?

Mjeku:

  1. Mbani një dietë mesdhetare: që do të thotë të konsumoni perime, fruta dhe dritëhra të plota që përshpejtojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë të bini në peshë. Konsumoni perime, ushqime të pasura me omega 3 si salmon, bullgur, arra; yndyrna të shëndetshme si vaj ulliri, avokado etj.
  2. Shmangni karbohidratet e rafinuara: si bukë e bardhë, oriz, makarona, ëmbëlsira këto ndikojnë në rritjen e sheqerit në gjak.
  3. Bëni aktivitet fizik: kjo nuk do të thotë të bëni patjetër palestër, ecja, vrapi i lehtë, ulja-ngjitja e shkallëve, janë gjithashtu forma të aktivitetit fizik.
  4. Mbani një ditar për nurmin e kalorive: mundohuni që çdo ditë të ulni nga pak kalori që të bini në peshë.
  5. Hani gjithmonë mëngjes: ngrënia e mëngjesit të shëndetshëm ju jep energji për gjatë gjithë ditës, ju ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak. Konsumoni mëngjes të pasur me proteina dhe yndyrna të shëndetshme.
  6. Kontrolloni shpesh peshën trupore: nëse shikoni se e keni tepruar një ditë më parë, ekuilibroni kaloritë në ditën tjetër për të rënë në peshë.
  7. Hani 2 mesvakte të vogla: përveç 3 vakteve kryesore, kështu nuk do të ndjeni uri gjatë ditës.
  8. Hani në porcione të vogla: përdorni pjata të vogla që të konsumoni më pak.
  9. Pini një gotë ujë me limon në mëngjes: ju pastron nga toksinat dhe ju ndihmon të bini në peshë.
  10. Pini një gotë ujë para çdo vakti: ju ndihmon të ngopeni më shpejt dhe të hani me pak.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ju ka ndodhur edhe juve?

6 arsyet pse nuk po humbni peshë