MENU
klinika

‘Pse Berisha dhe Meta, nuk do jenë bashkë në opozitë’

Mustafa Nano: S’besoj se Saliu ka në dorë, të bëjë diçka të madhe

13.07.2022 - 22:21

Analisti Mustafa Nano komentoi zhvillimet e fundit politike. Duke folur mbi presionin që Dhoma e Avokatëve po ushtron mbi qeverinë, ai tha se mendon që kjo është një lajm i bukur, pasi ekzekutivi duhet të konsultohet me grupet e interesit për vendimet që merr:

“Shoqata të krijon idenë e një organizimi militar, ushtarak. Presioni që Dhoma e Avokatëve ushtron mbi qeverinë më duket një gjë e bukur e këtyre ditëve, mendoj që janë grup interesi, duhet të dëgjohen. Nuk është një pjesë e vogël, por janë të tërë. Sepse logjika ua thotë të gjithëve që këtu ka diçka që s’shkon. Kemi njerëz që banojnë edhe në male. Ky problem ekziston. Por është lajm i bukur që janë ulur bashkë qeveria dhe grupet e interesit. Qeveria ose është e bindur te projekti i tyre dhe është bërë një analizë e plotë e situatë.

Por kur shoh avokatët që janë bashkë, më impresionon ky grup tjetër. Ndërsa qeveria nuk përjashtohet që të ketë disa njerëz që duan ta bëjnë këtë gjë për arsye jo shumë bindëse. Lajmi i mirë është që qeveria mori një sinjal që për vendime të mëdha duhet të konsiderojë disa aktorë të tjerë në këtë mes. Partia që fiton shumicën nuk fiton licensën për të bërë çdo gjë, por për të qeverisur vendin”.

Lidhur me takimin Rama-Stoltenberg dhe krijimin e një baze të NATO-s në Durrës, Nano theksoi se i sheh këto përpjekje si pozitive, duke shtuar se prania e aleancës ushtarake në vendin tonë sjell vetëm të mira:

“Ky është një lloj protagonizmi që s’besoj se ka arsye të bezdiset askush. Do doja që çdo kryeministër ta bënte. Nëse e keni fjalën për përpjekjet e Ramës për ta NATO-ziuar Shqipërinë, unë e shoh si pozitive. Forcimi i lidhjeve me NATO-n dhe rritja e pranisë së NATO-s në Shqipëri vetëm të mira ka. Rama s’ka dhënë asnjë sinjal që të ketë qenë anti-NATO apo anti-Perëndimor. Këtë dinamikë ai s’e ka parashikuar. Jam i sigurt që edhe ai tani është i befasuar nga vendi që ka në NATO.

Askush se priste që Ballkani Perëndimor të kishte këtë rol. Sot të gjithë do donin që Serbia të ishte pjesë e NATO-s dhe botës perëndimore. Por Vuçiç po luan në mënyrë diplomatike. Perëndimi e do Serbinë këtej. Që Serbia të kontrollohet nga rusët, që janë armiq të Perëndimit, edhe kinezët, është një ide që bezdis shumë njerëz. Unë mendoj që edhe Kosova s’ka humbje nëse Serbia forcon lidhjet me NATO-n, sepse do të jetë më shumë nën kontroll”.

I pyetur mbi faktin që Berisha s’po e akuzon më Ramën për tradhti, Nano tha:

“Po bën mirë më në fund. Kur shoh që përdorimi i damkës tradhtar bëhet në mënyrë të kollajtë, më duket absurde, ose budallaqe. S’ka tradhtarë në botën moderne. Njerëzit duhen gjykuar që marrin vendime të gabuara”.

Analisti u shpreh se nuk beson që Meta dhe Berisha do të jenë bashkë në opozitë:

“Berisha i ka ndezur motorët mirë. Të gjithë janë bindur që PD është e tij. Tani kemi edicionin e tretë. Por është i njëjti me protesta, me akuza për tradhtarë, me mobilizimin e njerëzve që bën, me tentative që kryetarët e degëve t’i trajtojë si ushtarakë. Nuk besoj se ka në dorë të bëj diçka të madhe.

Në fund do mbledhë atë partinë grupin e vet. Meta s’ka ndërmend të bëhet shtojcë e Berishës. Berisha tha që kemi primaret, kur iu bë pyetja që Meta të jetë kandidat për kryetar bashkie. Do jenë në opozitë si dy botë paralele, s’do jenë bashkë”.