Nëse çdo mëngjes ti vendos SPF-në tënde, por as nuk e merr mundimin ta kujtosh partnerin për kremin mbrojtës, po bën gabim të rëndë. Le ta pranojmë se një pjesë e mirë e burrave neglizhojnë kur vjen puna tek kujdesi ndaj lëkurës, por s’duhet ta bëjnë këtë kur flasim për mbrojtje ndaj diellit.
Ata edhe më shumë se gratë kanë një arsye më shumë për të përdorur SPF: Sipas të dhënave të publikuara nga Centers for Disease Control and Prevention burrat janë më shumë të prirur të vuajnë nga melanoma dhe të ndërrojnë jetë pikërisht si pasojë e kancerit të lëkurës.
Duke neglizhuar dhe injoruar lëkurën nga kremi i diellit në të ardhmen burrat ka gjasa të përbëllen me probleme të lëkurës apo edhe më keq akoma, kancerin e lëkurën. Një tjetër shkak që i ekspozon edhe më shumë ndaj kësaj sëmundjeje është stili i jetës.
Gratë janë më të vendosura për të vënë kremin e diellit çdo ditë, qëndrojnë më shumë në diell dhe bëjnë vetë-kontrolle më të shpeshta të lëkurës. Ato mund ta takojnë mjekun edhe për shqetësimin më të parëndësishëm që lidhet me lëkurën, prandaj kanë më shumë gjasa të vënë re nëse diçka nuk shkon.
Tek burrat shumica e melanomave ndodh në zona që janë të vështira për t’u parë, gjetur dhe trajtuar, pra zona që s’është e thjeshtë t’i vëzhgosh siç mund të jenë shpatullat apo shpina.
Po sipas shkencës, burrat vazhdojnë ende ta neglizhojnë rëndësinë e kremit të diellit dhe besojnë akoma në teorinë se nuk ju duhet diçka e tillë në lëkurë.
Duke qenë se dëmi i rrezeve UV nuk është i menjëhershëm, bëhet edhe më e vështirë ndërgjegjësimi për t’u përdorur rregullisht në mënyrë që të shmangen pasojat serioze në afatgjatë. Gjithashtu duhet përmendur edhe fakti që gratë e përdorin rregullisht SPF sepse duan të parandalojnë plakjen e parakohshme të lëkurës dhe kjo s’është objektivi që motivon shumicën e burrave.
Burimi: Huffington Post