MENU
klinika

Analiza e The Washington Post

“Acarin” e dimrit mund ta vuajë më shumë Rusia…

16.07.2022 - 09:10

Presidenti Vladimir Putin po vë bast se një luftë e gjatë në Ukrainë do t’i lodhë kundërshtarët e tij më shpejt se sa Rusia.

Ai mund të ketë të drejtë, por ka mënyra që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ta ngatërrojnë këtë strategji.

Uniteti i Perëndimit është forca e tij themelore ekonomike – nëse ai ka vullnetin për ta ushtruar atë. Presidenti Biden tha më 24 shkurt, ditën kur filloi lufta, se do të “kishste kosto të rënda mbi ekonominë ruse, menjëherë dhe me kalimin e kohës. … Ne do të dëmtojmë aftësinë e tyre për të konkurruar në një ekonomi të teknologjisë së lartë të shekullit të 21-të.”

Ky kërcënim u theksua edhe nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin më 25 prill: “Ne duam ta shohim Rusinë të dobësuar deri në atë shkallë sa nuk mund të bëjë ato gjëra që ka bërë në pushtimin e Ukrainës. ”

Gjenerali Mark A. Milley, kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit, flet në mënyrë të ngjashme për të fituar një konflikt “shumë të zgjatur” që mund të zgjasë me vite.

Por Perëndimi nuk ka qenë kurrë shumë i mirë me durimin strategjik.

Dhe mund ta ndjeni shqetësimin mes zyrtarëve amerikanë dhe evropianë këtë verë se rusët. Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më të larta do të bëhen shanset e Rusise.

Pra, si mund ta ndryshojë Perëndimi situatën në mënyrë që, në dimër, të jetë Rusia ajo që do të ndjejë të ftohtin dhe jo Ukraina?

Përgjigja më e mirë është të zbatohen ato sanksione ekonomike.

Dëshmi se sanksionet po funksionojnë, megjithëse ngadalë, vijnë nga vetë zyrtarët rusë. “Situata nuk është e lehtë,” pranoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov muajin e kaluar.

Herman Gref, kreu i Sberbank, më i madhi i Rusisë, paralajmëroi: “Mund të na duhet rreth një dekadë për ta kthyer ekonominë në nivelet e vitit 2021”. Ai u tha gazetarëve kohët e fundit se dërgesat e mallrave në Rusi ishin gjashtëfishuar për shkak të sanksioneve perëndimore.

Për shkak të çmimeve të larta të energjisë, Rusia ka ende para.

Por po bëhet më e vështirë për Moskën të blejë atë që i nevojitet për shkak të kontrolleve perëndimore të eksporteve. Një zyrtar i lartë i Departamentit të Tregtisë më tha se eksportet e SHBA-së në Rusi të produkteve të ndaluara – në thelb çdo gjë që nevojitet për ushtrinë ruse, kompanitë e teknologjisë ose sektorin e energjisë – kanë rënë 95.9 për qind nga vlera në krahasim me një vit më parë.

Administrata Biden mund të jetë tepër optimiste për efektin e sanksioneve.

Por një studim muajin e kaluar nga Instituti Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare tregon ndikim të rëndësishëm. Duke përdorur të dhënat e eksportit nga 54 vende (të cilat përbënin 90 për qind të importeve të Rusisë vitin e kaluar), ata zbuluan se eksportet e vendeve sanksionuese në Rusi kanë rënë me 60 për qind që nga gjysma e dytë e 2021 – dhe se eksportet nga vendet josanksionuese kanë rënë me 40 për qind.

“Ne nuk kemi parë përpjekje nga asnjë vend për t’i dhënë fund kontrolleve tona të eksportit, duke përfshirë Kinën dhe Iranin,” më tha Raimondo.

Mbështetja e huaj për kompanitë ruse të teknologjisë dhe komunikimit po zhduket gradualisht.

Ericsson dhe Nokia kanë kufizuar operacionet atje; më befasuese, po kështu ka gjiganti kinez i telefonave celularë Huawei. Microsoft nuk po e ndal vetëm biznesin e tij në Rusi; po punon në mënyrë aktive për të ndaluar sulmet kibernetike ruse.

Ushtria ruse po humbet me shpejtësi pajisjet dhe zëvendësimi nuk do të jetë i lehtë.

Sipas raporteve të publikuara ukrainase (vështirë të paanshme, por që ia vlen të përmendet), Rusia ka ndaluar ose kufizuar prodhimin e tankeve në Korporatën Uralvagonzavod dhe në Uzinën e Traktorëve në Chelyabinsk, dhe ka ndaluar prodhimin e raketave tokë-ajër në Uzinën Mekanike Ulyanovsk.

Sanksionet “kanë thyer praktikisht të gjithë logjistikën në vendin tonë”, sipas ministrit rus të Transportit Vitaly Savelyev.

Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë ndaluar pjesët ose shërbimet për disa qindra avionë Boeing dhe Airbus që operojnë në Rusi, duke detyruar linjat ajrore ruse të kufizojnë ndjeshëm fluturimet.

Le të imagjinojmë se, pavarësisht sanksioneve, Rusia vazhdon me sulmin e saj të përgjakshëm ndaj Ukrainës. Po pastaj?

Për të menduar për problemet e mundshme të Putinit, thjesht shikoni një hartë. Rusia është vendi më i madh në botë, deri tani. Për të mbështetur luftën e tij të pamatur dhe të paligjshme në Ukrainë, Putini ka marrë forca edhe nga Lindja e Largët, Balltiku. Ai ka një vend që është në kolaps dhe shumë pak njerëz për ta mbrojtur atë.

Putin ka guxim. Por ai ka më pak “asa nën mëngë” sesa mund të duket.

Burimi: Politico.eu

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndërprerjet e energjisë në Kinë dhe problemet e benzinës në Mbretërinë e Bashkuar

AlJazeera: Pse po ndodh kjo krizë energjie?


Cilët janë 9 gjeneralët e vrarë që nga fillimi i luftës

Vrasja e Kirillov hap edhe një herë “Kutinë e Pandorës”

Analistët “varrosën” planin e Putinit

Rusët “në delir”, do të shpallin fitoren në 2025

Arrestimet, sabotimet dhe shtypja e disidencës

Njësia speciale që “e bën” Rusinë të funksionojë

A mund t’i ulë Putinin dhe Zelensky-n në të njëjtën tryezë

Një muaj para inaugurimit, Trump nis me premtimet