Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian që pritet të ndërmerret këtë të martë.
Përmes një postimi në facebook, shefi i qeverisë shkruan se Shqipëria e të gjithëve, pa dallim feje, krahine dhe ideje ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj.
POSTIMI I PLOTË:
MIRËMËNGJES
me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj