Armina Mevlani është një personazh shumë i dashur për publikun dhe merr vëmendje gjithnjë sidomos me deklaratat e saj. Së fundmi, ajo i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram.
Një ndër pyetjet ishte: “Si mendon se do të ishte jeta jote nëse nuk kishe njohur Zenin”?
Armina ka thënë se nëse nuk do të ishte njohur me partnerin e saj, pra Shkëlzen Berishën, atëherë ajo do të ishte duke studiuar jashtë shtetit për modën ose filmin. Gjithashtu, ajo shtoi se planet e saj kanë qenë Londra ose Milano.
Ja çfarë shkruan Armina Mevlani:
“Mendoj që do kisha studiuar jashtë për Master, diçka e lidhur me modën ose filmin pasi në atë periudhë punoja në një reviste mode dhe më ishte kthyer në pasion.
Planet e mia ishin Londra ose Milan sepse gjatë kohës së Miss World pata edhe oferta të punoja në këto vende për fotomodele, por nuk ishte ajo që doja të bëja në jetë.
Ndihem më shumë me fat që e kam njohur dhe sërish punoj në modë dhe televizion.
Nuk ka gjë më të bukur se sa kur gjen balancë mes dashurisë dhe karrierës.
Tani Masteri mbeti në plan të dytë për modë do e bëj së shpejti”.