MENU
klinika

Pamjet ku shfaqet mbrojtësi shqiptar

Kumbulla nervoz, i vë duart në fyt kundërshtarit

20.07.2022 - 13:56

Marash Kumbulla nuk është përmbajtur dot në ndeshjen miqësore të zhvilluar mbrëmjen e djeshme ndaj Sporting Lisbonës, e cila përfundoi me humbjen e verdhekuqve me rezultatin 3-2.

Në minutën e 27′ ndodhi një kontakt në zonë mes Ibanjezit dhe Eduardsit, ku arbitri kryesor vendosi për një penallti në favor të skuadrës luzitane.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte i revoltuar dhe është përplasur fizikisht me sulmuesin e Sportingut, Eduards duke e kapur dhe prej fyti. Një gjest që bëri xhiron e rrjetit ishte dhe e qeshura ironike e trajnerit të Romës, Zhoze Murinjo për vendimin e arbitrit kryesor.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN