MENU
klinika

Detajet e transferimit

Roma prezanton Dybala, klubi shfaq video prekëse

20.07.2022 - 13:17

Nuk ka më asnjë dyshim, Paulo Dybala do të vijojë zyrtarisht karrierën e tij te Roma! Pasi e mbylli me Juventusin pas 7 vitesh, sulmuesi argjentinas është prezantuar te verdhekuqtë në mënyrë unike dhe për tu duartrokitur.

Gjatë një videoje të publikuar në profilin e saj zyrtar të rrjetit social “Twitter” në pamjet e prezantimit të Dybala-s është ekrani i ndarë përgjysmë ku shihet në pamje personat të cilët kanë të rezultuar të humbur me të dhënat e tyre personale.

Një nismë që bëhet prej vitesh nga klubi nga kryeqyteti italian. 28-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare që do ta mbajë të lidhur në Romë për të paktën deri më 30 qershor 2025.


Ish-sulmuesi i Juventusit me verdhekuqtë do të përfitojë 7 milionë euro në sezon dhe gjithashtu do të mbajë veshur fanellën me numër 21.

Në sezonin e kaluar me fanellën e Juventusit në Serinë A, Paulo Dibala u aktivizua gjithsej në 29 ndeshje duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 5 asiste.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN