Ndodh edhe kështu, Barcelona has një pengesë të pazakontë dhe të papritur për të shitur fanella. Dyqani zyrtar i gjigantit katalanas ka mbetur pa fanella të përforcimit më të ri, Robert Lewandowski.
Përkundër interesimit të madh të tifozëve për ta pasur një të tillë, shkruan prestigjozja britanike “Daily Star”, klubi nuk ka mundur të shesë asnjë të tillë ditën e sotme.
Në fakt, qendrës së printimit të katalunasve u ka mbaruar shkronja “W” që vendoset në fanellë dhe kjo ka bërë që të ndalet prodhimi i fanellave të sulmuesit të deridjeshëm të Bayern Munich, pasi në mbiemrin e tij figuron dy herë kjo shkronjë.
Barcelona have really run out of the letter W because of Lewandowski 😅
(via @forcabarca_ar) pic.twitter.com/1RjU8KRI9c
— ESPN FC (@ESPNFC) July 19, 2022