MENU
klinika

Messi 3 herë

5 tredhëmbëshit më të mirë të Barçës në sulm

20.07.2022 - 18:02

Për Barcelonën kanë luajtur futbollistët më të mirë në botë, duke nisur që nga Johan Cruiff, Maradona, Romario, baraziliani Ronaldo dhe pastaj me radhë yjet e tjerë të shekullit 20-të, Henry, Eto’o, Ronaldinho e për të përfunduar me Messin, Suarez e Neymar.

Por katalanasit nuk kanë pasur vetëm 1 sulmues botëror, por shpesh një treshe të tillë, që shënonin deri në 100 gola në sezon në të gjitha kompeticionet. Dhe tani me të drejtë tifozët pyesin pas bashkimit të Leëandoëskit: A do të jetë ai së bashkur me Ansu Fati dhe Rafinha treshja e radhës bombastike?

Për tifozët e Barcelonës ky tredhëmbësh mund të kthejë Barcelonën e frikshme dhe të kujtojë tredhëmbëshat e artë të klubit. Sfida do të jetë e madhe, pasi po flasim për figura të jashtëzakonshme në këtë klub. Gazetat spanjolle kanë renditur 5 tredhëmbëshat më të mirë në historinë e klubit.

MESSI-SUAREZ-NEYMAR – Ka qenë tredhëmbëshi i fundit i Barcelonës që i ka bërë tifozët katalanas të përjetojnë mbrëmje magjike e plot suksese. Treshja jug-amerikane kanë thyer çdo rekord të mundshëm falë 364 golave dhe 211 pasimeve për gol (asiste) në harkun e tri sezoneve.

E njohur me shkurtimin “MSN”, kjo treshe cilësohet gati e papërsëritshme nga tifozët katalanas. Në fund ata regjistruan 9 trofe, mes të cilëve dy tituj në La Liga dhe një Champions.

MESSI-ETO’O-HENRY – Kur Guardiola mori drejtimin e Barçës në vitin 2008, iu desh të merrte vendime të forta, duke i bërë dalje Ronaldinhos dhe zëvendësuar me francezin Henry. Ishte Barça që fitoi gjithçka, shtuar fitoren 2-6 në Madrid. Messi e mbylli kampionatin me 38 gola, Eto’o dy më pak dhe Henry 26, të tre së bashku 100 gola!

MESSI-ETO’O-RONALDINHO – Ishte Barça e Frank Raijkard, orkestruesi i një skuadre të shkëlqyer falë një tredhëmbëshi si Messi, Eto’o e Ronaldinho. Arritën të fitonin Ligën e Kampioneve në sezonin 2005-2006 kundër Arsenal kur Leo ishte vetëm 18 vjeç.

FIGO-RIVALDO-KLUIVERT – Luajtën të tre së bashku vetëm për një sezon (1999-2000). Louis van Gal gjeti formulën e duhur për t’i “kurdisur” së bashku. Të tre e mbyllën sezonin me 62 gola.

STOICHKOV-ROMARIO-LAUDRUP – Kjo treshe ishte pjesë e Barcelonës së viteve ’90, e pagëzuar si skuadra e ëndrrave (Dream Team), që dominoi futbollin spanjoll. Por kjo treshe luajti së bashku vetëm në sezonin 1993-1994.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës