MENU
klinika

UEFA i dha 132 mln euro

Fituan Champions, Real nuk heq dorë nga Super League

19.07.2022 - 21:09

Edhe pse fituan për herë të 14-të Champions League, Real Madrid vazhdon të mbështesë fuqishëm projektin e iniciuar nga vetë klubi në bashkëpunim me Barcelonën dhe Juventusin për krijimin e Super League europiane.

Për momentin përplasja mes klubeve dhe UEFA-s ka përfunduar në Gjykatën Europiane në Luksemburg. Te Reali mendojnë se, nëse Super League do të ishte në këmbë, përfitimet e klubit do të ishin shumë më të larta nga çfarë merr nga UEFA.

Sipas gazetës britanike “The Times”, Real Madrid ka arkëtuar plot 132 milionë euro nga fitimi i Champions. Por në Madrid janë të bindur se nëse Super League do të ishte funksionale, madrilenët tashmë do të kishin arkëtuar të paktën dyfishin, pa llogaritur bonusin e pjesëmarrjes.