MENU
klinika

A do të realizohet?

E ardhmja e Ronaldos, ja ku dëshiron Georgina

19.07.2022 - 19:36

Partnerja e Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez, ka dëshirë që portugezi të kthehet në Spanjë, sipas mediave. Ylli i Manchester United ka kërkuar që të largohet nga Old Trafford këtë verë dhe nuk ka marrë pjesë në turneun e skuadrës në Tajlandë dhe Australi.

37-vjeçari kërkon të largohet nga Djajtë e Kuq dhe të shkojë te një skuadër më cilësore për të luftuar për trofe në fazën e fundit të karrierës së tij. Sipas spanjolles Diario Sport, megjithatë, duket se ka edhe arsye të tjera.

Duket se Georgina ka dëshirë të kthehet në Spanjë, me Madridin në krye të listës. Georgina dhe Cristiano janë takuar në kryeqytetin spanjoll në 2016-ën, kur sulmuesi luante me Real Madrid-in. Por CR7 mund të kthehet në Madrid për të veshur fanellën e rivalëve të Atletico-s.

Trajneri Diego Simeone është i interesuar ta kthejë lojtarin në La Liga. Simeone beson se Ronaldo mund të ketë të njëjtin efekt si Luis Suarez, me uruguaianin që udhëhoqi Colchoneros drejt titullit në sezonin e tij të parë në Ëanda Metropolitano.

Rroga e lartë e Ronaldo-s mund të jetë një pengesë, por Atletico mund ta përballojë shpenzimin e madh duke shitur disa lojtarë të skuadrës. United ka thënë publikisht se Ronaldo nuk është në shitje, me trajnerin Erik ten Hag që ka thënë se Cristiano është në planet e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN