MENU
klinika

"Do e çojmë përpara!"

Ndërkombëtarët i dolën kundër, Rama nuk heq dorë nga amnistia fiskale

21.07.2022 - 10:30

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të çojë përpara projektligjin për aministinë fiskale pavarësisht qëndrimeve kundër të organizatave ndërkombëtare.

“Kemi pasur edhe një konsultë të madhe publike. Jemi të vendosur ta çojmë përpara por duam të ballafaqojmë sa më shumë opinione duke ballafaqur kritikat me faktet. Ky projektligj ka zgjatur gati tre vjet. Paragjykimi se aministia është kushtetuese. Amnistia është kushtetuese e bëjnë vendet e tjera, por kur vjen pun ate Shqipëria, nuk e pranojnë”, tha Rama.

Rama foli edhe për votën e tij kundër reformës territoriale në vitin 2011 që i kushtoi Shqipërisë marrjen e statusit kandidat. “Po t’i kthehemi historisë ky është një mit që u krijua nga propaganda e kohës. Ne i miratuam të treja ligjet para periudhës së përcaktuar nga KiE dhe nuk e morëm. Statusi i kandidatit erdhi pas një sërë reformash të tjera dhe pasi u larguan ata”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista e ish-zv. ministrit të Financave

“Amnistia fiskale, produkt i aleancës me biznesin kriminal”

Pas kritikave nga Dhoma Amerikane e Tregtisë/ Detajet

Qeveria konsultohet me ndërkombëtarët për draftin e amnistisë fiskale